Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?
Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?
Kur fillojne regjistrimet Part-Time?
Ku behen afishimet per studentet fitues te studimeve Master?
Sa eshte numri i studenteve te ciklit me kohė tė plotė?
Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?
A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?
Sa provime mund te jepen brenda nje dite?
A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?
A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?
Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?
Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?
Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?
Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?
Dicka me shume per kuotat e parealizuara?
Kur fillon MSH per Edukimin Fizik?
Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?
A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?
A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?
Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?
Afati i fundit i aplikimit pėr bursė
Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?
Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?
Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė dytė, Master Profesional, Master i Shkencave, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė, paguajnė njė kuotė nė masėn 50% tė tarifės sė shkollimit. Kėtė tė drejtė do ta kenė edhe studentėt e viteve mė tė larta, qė u pėrkasin po kėtyre shtresave sociale. Ndėrkaq, nė ēdo program studimi Master Profesional studentėt e vitit tė parė qė kanė pėrfunduar me Medalje tė Artė ciklin e parė tė studimeve dhe studentėt e vitit tė dytė qė kanė pėrfunduar shkėlqyeshėm vitin e parė, nuk e paguajnė tarifėn e shkollimit nė vitin akademik 20112012. Po ashtu, nė ēdo program studimi tė ciklit tė dytė Master i Shkencave, studentėt e vitit tė parė qė kanė pėrfunduar me Medalje tė Artė ciklin e parė tė studimeve dhe studentėt e vitit tė dytė qė kanė pėrfunduar shkėlqyeshėm vitin e parė, nuk paguajnė tarifėn e shkollimit pėr kredite, tė llogaritur pėr tė gjitha lėndėt/provimet, pjesė e programit, nė vitin akademik 2011-2012.
Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė (detyrim qe te jete prindi me heqje lirie), paguajnė njė kuotė nė masėn 50% tė tarifės sė shkollimit.
Kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė plotė, nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: tė personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė, apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve e rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė (detyrim qe te jete prindi me heqje lirie), pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit.
Kur fillojnė pranimet e aplikantėve nė programet e studimit tė ciklit tė dytė,Master Profesional dhe Master Shkencor,pėr vitin akademik 2011-2012
Aplikimi i kandidatėve pėr t'u pranuar nė prgramet e studimit tė ciklit tė dytė,Master Shkencor dhe Master Profesional, bėhet pranė sekretarive mėsimore tė njėsive kryesore pėrkatėse,nga data 10.10 2011 deri nė datėn 15.10.2011, prej orės 8 00 deri nė orėn 18 00ku kandidati duhet tė paraqitet personalisht dhe tė dorėzoje dokumentacionin e mėposhtėm:
a.Fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė ciklit tė parė tė studimeve tė shoqėruar me listėn origjinale tė notave.
b.Dokument identifikimi(kartė identiteti ose pasaportė) dhe fotokopje tė tyre
c.2 fotografi
d.Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 2 500 lekėsh, paguar ne Posten Shqiptare.
e.Deklaratė qė vėrteton se aplikanti nuk ndjek ndonjėprogram tjeter studimi ne Ciklin e Dyte,Master Profesional dhe Master Shkencor/Master i Arteve te Bukura ne IAL
Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?
Pėr studentin i cili na ka thėnė qė ka gabim emrin e babait nė diplomė, ėshtė e vėrtetė qė regjistrimi bėhet mbi bazėn e ēertifikatės sė dėrguar qė nė fillim. Ėshtė mirė tė korrigjohet gabimi se me kalimin e kohės mund tė ketė probleme dhe pasoja. Diploma mund tė refuzohet brenda njė muaji (nėse ka gabime). Ju lutemi kontaktoni me Sekretarinė Mėsimore (SM) pėrkatėse pėr tė marrė njė zgjidhje tė mėtejshme.
Kur fillojne regjistrimet Part-Time?
Regjistrimet e sistemit me kohė tė pjesshme pėr vitin akademik 2011-2012 RREGJISTRIMET E SISTEMIT ME KOHE TE PJESSHME KRYHEN PRANE SEKRETARISE MESIMORE , KU APLIKANTI DUHET TE PARAQITET PERSONALISHT NGA DATA 17-21.10.2011 PREJ ORES 8.00 DERI NE OREN 16.00 DHE TE DOREZOJE DOKUMENTACIONIN E MEPOSHTEM:
Fotokopje te noterizuar tė dėftesės sė pjekurisė sė shkollės sė mesme, ose fotokopje tė noterizuar tė ndonjė diplome tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barasvlefshme me tė:
Dokument identifikimi (kartė identiteti ose pasaporte) dhe fotokopje tė tyre.
Nė dosje tė mbahet fotokopja e kartės sė identitetit ose e pasaportes;
2 fotografi 4 x 6
Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1500 lekėsh nė njė nga bankat e nivelit tė dytė;
Deklaratė qė vėrteton se aplikanti nuk ndjek ndonjė program tjetėr studimi me kohė tė plotė ose me kohė tė pjesshme.
Kandidatėt qė aplikojnė pėr fakultete tė dytė duhet tė dorėzojnė edhe fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė lėshuar nga njė Institucion Publik i Arsimit tė Lartė.
ME DATE 21.10.2011 SHPALLEN FITUESAT REGJISTRIMET E FITUESAVE BEHEN NGA DATA 01-06.11.2011 REGJISTRIMI BEHET VETEM ME DOKUMENTA ORIGJINAL NE RAST MOSPARAQITJE PER REGJISTRIMIN PERFUNDIMTAR NGA DT. 01-06.11.2011 HUMB TE DREJTEN E VAZHDIMIT TE STUDIMEVE NE PROGRAMIN E STUDIMIT KU JENI SHPALLUR FITUES
Ku behen afishimet per studentet fitues te studimeve Master?
Studentėt fitues pėr Master dalin tė afishuar pranė Fakulteteve pėrkatėse.brenda ores 16 00 te dates 22.10.2011 te ndara sipas programe te studimit perkates, te renditur sipas rendit zbrites te pikeve te grumbulluara nga aplikantet, ne perputhje me kuotat e pranimeve
Sa eshte numri i studenteve te ciklit me kohė tė plotė?
Sa pėr dijeninė tuaj USH Luigj Gurakuqi ka rreth 12.000 studentė me kohė tė plotė.
Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?
Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve janė pjesė e vetė kėtyre kėshillave dhe emrat e tyre mund tė gjenden pranė sekretareve tė dekanėve, tė cilat mbajnė protokollin e mbledhjeve tė Kėshillave tė Fakulteteve, ku marrin pjesė edhe studentėt. Zgjedhja e tyre nė kėto pozcione ėshtė kompetencė vetėm e Kėshillit Studentor tė Universitetit tė Shkodrės (K.S.U.SH) .
A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?
Pushimet e studentėve nė USH janė tė pėrcaktuara nė strukturat mėsimore dhe nuk kanė lidhje me pushimet e shumta tė ciklit parauniversitar.
Sa provime mund te jepen brenda nje dite?
Si rregull i shkruar nuk lejohet mė shumė se 1 (njė) provim nė ditė.
A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?
Heqja apo jo e moduleve ėshtė e pėrcaktuar nė Rregulloren e ēdo Universiteti. Nė Rregulloren e USH-sė, ėshtė mjaft e qartė qė kreditet e moduleve nuk llogariten nė kreditet e pėrgjithshme (gjithmonė nėse nuk janė marrė tė gjitha modulet e njė lėnde).
A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?
a) Regjistrimet pėr MASTER pėrfundojnė me datė 15 tetor. Mendojmė se tė gjithė studentėt kanė qenė tė informuar nga ne ēdo ditė pėr kėtė, pasi edhe fluksi i regjistrimit tė tyre ka qenė goxha i lartė.
b) Regjistrimet pėr sistemin Part-Time, pėr vitin e parė (I) fillojnė me datė 17 tetor 2011 deri me datė 21 tetor 2011. Pėr vitet e dyta (II) dhe tė treta (III) mėsimi do tė vazhdojė normalisht qė nga data 01/11/2011.
Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?
1. Nėse njė student nė USH-nė Luigj Gurakuqi ėshtė nė vitin e dytė (II) dhe ka njė lėndė tė mbartur nga viti i parė (I) i studimeve, atėherė likuidimi i kėsaj lėnde bėhet nė varėsi tė semestrit (sezonit) qė ka qenė kjo lėndė nė vitin e parė (I). Nėse lėnda e vitit tė parė (I) i takon semestrit tė dytė (II) lėnda mund tė likuidohet nė shkurt, nėse ėshtė lėndė e semestrit tė parė (I), ajo do tė shlyhet nė sezonin e qershorit.
Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?
Sistemi part - time pėr vitet e dyta dhe tė treta fillon me datėn 1 nėntor 2011.
Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?
Dallimi i +1 me +2 ėshtė: se +1 ėshtė Master Profesional (ku pėrfshihen masterat pėr Mėsuesi), ndėrsa +2 ėshtė Masteri Shkencor, i cili ka kuota mė tė kufizuara dhe normalisht tė tjera tarifa. Fakulteti i Drejtėsisė ka 2 Mastera Shkencorė: 1. E Drejta private e biznesit (30 kuota) dhe 2. E drejta kushtetuese dhe administrative (30 kuota).
Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?
Shpėrndarja e diplomave (jo vetėm pėr Punėn Sociale), por edhe pėr degėt e tjera bėhet kur t'i pėrgatisin fakultetet pėrkatėse. Tek Rektorati ato shkojnė vetėm pėr firmė dhe vulė. Ju sqarojmė se nė Rektoratin e USH-sė asnjėherė nuk ka vonesa pėr asnjė arsye. Nėse ato janė gati, studenti duhet tė interesohet tek Sekretaritė Mėsimore (SM) tė Fakulteteve.
Dicka me shume per kuotat e parealizuara?
Nė lidhje me kuotat e parealizuara nė universitet, ato do tė plotėsohen vetėm nga Ministria e Arsimit. Tek Rektorati i USH-sė vijnė vetėm listat me emrat e fituesve dhe mbi bazėn e kėtyre listave bėhet regjistrimi i studetėve. Pėr kėtė fazė duhet tė interesoheni pranė Drejtorive Rajonale Arsimore tė qyteteve pėrkatėse.
Mbi Modulet?
Nė lidhje me modulet: Asnjė fakultet nuk mund t'i heqė ato. Rregullorja e Studimeve ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė dhe zbatimi i saj bėhet njėlloj nga tė gjithė Fakultetet.
Kur fillon MSH per Edukimin Fizik?
Masteri Shkencor (apo +2), akoma nuk ėshtė aprovuar pėr degėn e Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?
Tarifat pėr programet e studimit Part-Time, vijnė me shkresė nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės (MASH), sėbashku me datat e regjistrimit tė studentėve dhe kriteret e pranimit. Akoma nuk kemi asnjė shkresė tė tillė tė mbėrritur tek Rektorati i USH-sė.
A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?
Nėse studentėt e sistemit Part-Time kanė tė drejtė burse apo jo, duhet tė informohen mė saktėsisht pranė Degės sė Financės, por (duke iu referuar viteve tė kaluara) Ministria e Arsimit dhe Shkencės aprovon bursa vetėm pėr sistemin me kohė tė plotė.
A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?
Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės nuk pėrfitojnė bursė. Vetėm studentėt nga rrethinat, pra jashtė qytetit.
Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?
Nė lidhje me bursat e studentėve tė viteve tė dyta (II), tė treta (III) dhe tė katėrta (IV), dokumentacioni duhet tė sillet pranė Rektoratit tė Universitetit tė Shkodrės Luigj Gurakuqi (pranė Degės sė Financės). Vetėm pėr studentėt e viteve tė para (I), dokumentat pėr bursat vijnė nga Komunat dhe Bashkitė pėrkatėse.
Afati i fundit i aplikimit pėr bursė
NXITONI! Afati i aplikimit pėr bursa ėshtė deri me datėn 10/11/2011.
Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?
Mbeshtetur ne VKM nr. 759, dt.15.09.2010 Per kuotat financiare te ushqimit ne mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxenesve dhe te studenteve, ne institucionet arsimore publike, per vitin shkollor 2011-2012, njoftojme se:
DOKUMENTAT QE DUHET TE PARAQESE STUDENTI PER BURSE PER VITIN AKADEMIK 2011-2012 JANE SI ME POSHTE:
a. Vertetimin qe jane studente
b. Kerkese me shkrim per tu trajtuar me burse
STUDENTET NGA BASHKITE (QYTETET)
* Certifikata e gjendjes familjare (nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetem ne rastet kur studenti eshte i martuar)
* Vertetimet e te ardhurave per secilin pjesetar te familjes
* Per pjesetaret e familjes qe jane pa pune, do te paraqitet vertetimi i zyres se punes qe verteton papunesine
* Vertetim nga zyra e perkrahjes sociale ku te percaktohet vlera ne leke dhe masa e plote apo e pjesshme.
* Vertetimet e pagave apo pensioneve duhet te jene te kompletuara edhe me kompensimet, ne rast te kundert nuk do ti pranojme
* Dokument nga zyra e tatimeve(nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve) qe te vertetoje se familja e studentit nuk ushtron aktivitet privat (theksojme FAMILJA)
* Nr.Iban nga Banka e nivelit te dyte
STUDENTET NGA KOMUNAT (FSHATRAT)
* Certifikata e gjendjes familjare
* Vertetimin qe familja e tij merr ndihme ekonomike te plote apo te pjesshme dhe ne vlere leku (vertetimi duhet te jete me dy firma dhe me vule te paster).
Studenti duhet te hartoje e te nenshkruaje listen e dokumentave te dorezuara duke shenuar sipas dokumentave qe dorezon, nr. E protokollit te dokumetit perkates dhe daten e tij. Dokumentat duhet te jene te 3 muajve te fundit.
Dokumentat te dorezohen dorazi prane zyres se finances
Afati i dorezimit te dokumentacionit 18 tetor deri me date 10 nentor 2011
Orari 14:00 deri ora 18:00
FINANCA