ENGLISH

Fusha e Mesimit

Si behet regjistrimi online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013

Cilat jane procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" , si dhe pėr transferimet e studimeve pėr vitin akademik 2012 – 2013?

Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?

Kur fillojne regjistrimet ne sistemin part-time per vitin akademik 2012- 2013? Cila eshte procedura e regjistrimit?

Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?

Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?

A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?

Sa provime mund te jepen brenda nje dite?

A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?

A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?

Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?

Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?

Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?

Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?

Dicka me shume per kuotat e parealizuara?

Mbi Modulet?

Fusha Financiare

A mund te merren (kundrejt tarifes) auditoret e USH per organizimin e aktiviteteve te ndryshme? Sa eshte tarifa?

Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?

A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?

A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?

Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?

Afati i fundit i aplikimit pėr bursė

Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?

Dt.29.06.2012. U organizua seminari me temė: “Kėrkimi i bazuar nė programet e mėsimdhėnies sė mėsuesve - Njė rrugė e re pėr pėrmirėsimin e kurrikulės pėr mėsuesit e ardhshėm”

Seminari “Kėrkimi i bazuar nė programet e mėsimdhėnies sė mėsuesve - Njė rrugė e re pėr pėrmirėsimin e kurrikulės pėr mėsuesit e ardhshėm”, qė u zhvillua nė Universitetin e Shkodrės “Luigj Gurakuqi”, ėshtė njė nismė qė pėrkrah reformėn arsimore nė Shqipėri duke rritur dhe pėrforcuar kapacitetet e pedagogėve dhe nivelin e tyre tė mėsimdhėnies. Kjo veprimtari u bė e mundur nė sajė tė bashkėpunimit tė zyrės sė TEMPUS-it nė Tiranė dhe universitetit tonė.

Seminari qė u organizua me mbėshtetjen financiare tė Komisionit Evropian dhe tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, mblodhi sė bashku anėtarė tė stafit akademik tė Universitetit tė Shkodrės, pėrfaqėsues nga universitetet e Tiranės, Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit dhe Vlorės. Takimi u fokusua nė risitė dhe sfidat e reformės sė mėsimdhėnies, si dhe nė pėrvojat evropiane nė kėtė proces.

Duke hapur kėtė takim Rektori i Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Artan Haxhi u shpreh se qėllimi i kėtij seminari qė po organizohet sot ėshtė mjaft fisnik, pasi i shėrben edhe promovimit tė reformave tė arsimit tė lartė. Temat e zgjedhura nga kumtuesit janė shumė tė rėndėsishme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencės, prof. dr. Myqerem Tafaj duke u ndalur tek reformat nė arsim theksoi se reformat nė mėsimdhėnie janė me rėndėsi pėr tė gjithė sistemin e arsimit. “Kjo reformė ėshtė pėrcaktuese pėr pėrmbajtjen e arsimit e modernizon metodologjinė e mėsimdhėnies dhe ka vlerė edhe pėr profesorėt e universiteteve. Ne duhet tė kthehemi tek sistemi solid ndėrdisiplinor si faktor parėsor qė ka tė bėjė me formimin e nxėnėsve dhe tė studentėve. Duhet tė ndjekim modele tė suksesshme dhe tė prodhojmė kurrikula tė pėrshtatshme pėr ne. TEMPUS ėshtė njė mundėsi shumė e madhe pėr tė gjetur partner nė bashkėpunim”. Mė tej ministri Tafaj vuri nė dukje se universitetet duhet tė zhvillojnė struktura tė reja pėr trajnimin e mėsuesve. Ai u ndal edhe te domosdoshmėria e bashkėpunimit ndėrkombėtar nė fushėn e mėsuesisė.

Z. Bardhyl Musai, kėshilltar i kryeministrit referoi kumtesėn “Ristrukturimi i programeve tė pėrgatitjes sė mėsuesve nė pėrgjigje tė kėrkesave tė shoqėrisė sė dijes”. Ai pėrcaktoi si parime kryesore tė pėrgatitjes sė mėsuesve: dije tė freskėta nga hulumtimet mė tė pėrparuara nė fushėn ku ata pėrgatiten; rezultate tė hulumtimeve tė sotme pėr tė nxėnėt dhe mėsimdhėnien; profesioni i mėsuesit tė jetė i mbėshtetur nė hulumtim.

Znj. Edit Dibra, koordinatore e programit “Tempus” falėnderoi rektorin e Universitetit tė Shkodrės prof. dr. Artan Haxhi, qė hapi dyert pėr punimet e kėtij seminari. “Projektet TEMPUS janė rrekur herė pas here nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tangente tė trajtojnė ēėshtje qė lidhen me trajnimin fillestar dhe tė vazhduar tė mėsuesve. Nė takimin e sotėm ėshtė rasti tė shkėmbejmė dhe ndėrrojmė ide pėr kėtė temė tė rėndėsishme”. Folėsja ftoi pedagogen e Universitetit tė Helsinkit znj.Taina Kaivola pėr tė paraqitur modelin finlandez si njė nga modelet mė tė suksesshme tė mėsimdhėnies. Nė prezantimin e saj znj.Taina Kaivola u ndal tek kėrkimi i bazuar nė teori dhe praktikė. Kurrikula e modelit finlandez ėshtė e orientuar drejt kėrkimit. Ajo trajtoi shembuj nga Universiteti i Helsinkit. Efekti i trajnimit pedagogjik  nė mėsimdhėnien e mėsuesve, pėrdorimi i njė instrumenti kėrkues pėr tė zhvilluar cilėsinė nė universitet, si dhe aspekti hulumtues i studentėve.

Seminari vazhdoi sipas programit tė mėposhtėm:

 

Programi i seminarit



“ Kėrkim i bazuar nė programet e mėsimdhėnies sė mėsuesve - Njė rrugė e re pėr  pėrmirėsimin e  kurrikulės pėr mėsuesit e ardhshėm”.

 

Ora: 09:30- 10:00                        Hapja e seminarit

 

Fjalimet pėrshėndetėse:

 Z. Artan Haxhi,  Rektor i  Universitetit  tė  Shkodrės  “Luigj Gurakuqi”.

 Z. Myqerem Tafaj, Ministėr i Arsimit dhe Shkencės.  

 Znj. Edit Dibra, koordinatore lokale e programit “Tempus”.

10:00-10:30 “Ristrukturimi i programeve tė pėrgatitjes sė mėsuesve nė pėrgjigje tė kėrkesave tė shoqėrisė sė dijes” nga z. Bardhyl Musai, Albanian HERE.

10:30-11:15 “Prezantim mbi suksesin e modelit finlandez; Kėrkim i bazuar nė programet e mėsimdhėnies sė mėsuesve” nga znj.Taina Kaivola, eksperte evropiane, profesoreshė nė Universitetin e Helsinkit, Finlandė.

11:30-12:00 “Pajisja e mėsuesve tė rinj me aftėsitė e duhura pėr shoqėrinė e dijes”, nga znj. Ema Kristo, Universiteti i Elbasanit. 

12:00-12:30 “Qendra pėr pėrsosjen e mėnyrave tė mėsimdhėnies - njė nevojė pėr mėsuesit, duke pėrfshirė kėtu edhe mėsuesit e ardhshėm” nga z. Ali Jashari, Universiteti i Korēės.

12:30-13:30  Forum i hapur: diskutime, pyetje dhe  konkluzione.

 
Perditesimi i fundit: 2012-06-29 08:24:27


Powered by WPP