
85 vjetori i lindjes se shkrimtarit, poetit, dhe studiuesit tė madh shqiptar, Martin Camaj, ėshte perkujtuar nga Universiteti i Shkodrės Luigj Gurakuqi nėpermjet nje konference shkencore me temė Martin Camaj per kulturėn shqiptare. shkrimtari dhe albanologu.
Kjo konferencė shkencore u organizua nga Qendra Kerkimore Shkencore Albanologjike, departamenti i letersise dhe gjuhesise ne fakultetin e shkencave shoqerore te Universitetit "Luigj Gurakuqi". Ne fjalen e hapjes te pranishmit evidentuan vlerat e shkrimtarit Camaj, nje nga emrat e spikatur te letersise shqipe, i cili mban titullin "Profesor Nderi" i Universitetit te Shkodres. Pjesėmarrės ishin personalitete tė shkencės shqiptare si akademik Kolec Topalli, drejtor i Qendrės Albanologjike Shqiptare prof. Ardian Marashi, prof. Bardhyl Demiraj etj. E pranishme nė kėtė takim ishte dhe e shoqja e Martin Camaj, znj. Erika Camaj, e cila duke falėnderuar organizatorėt pėr zhvillimin e kėsaj konference u shpreh se: Ky ėshtė njė nderim pėr njė shkrimtar i cili ndonėse zhvilloi aktivitetin e tij jashtė Shqipėrisė, gjithnjė zemra dhe mendja i punuan pėr vendin dhe bashkatdhetarėt e tij. Me kėtė rast zonja Camaj i dhuroj bibliotekės sė Universitetit dy botime tė veprės sė plotė tė Camajt.Nė fjalėn e hapjes, drejtori i Qendrės kėrkimore- shkencore albanologjike, prof. dr Tomor Osmani duke falėnderuar tė pranishmit theksoi se kjo konferencė e organizuar nė kuadėr tė 85 vjetorit tė lindjes tė shkrimtarit dhe albanologut tė shquar ėshtė e dyta e kėtij lloji si dhe e 17 nė kolanėn e studimeve shqiptare qė boton kjo qendėr. Mė as kėtė konference pėrshėndetėn prof.as.dr. Fatmir Vadahi, Zv.Rektori i Universitetit Luigj Gurakuqi, Kryetari i Kėshillit tė Qarkut prof.as.dr Gjovalin Kolombi, z. Ndue Sanaj, Kryetar i shoqatės Atdhetare- Dukagjini, si dhe referuan : prof. as .dr Ledri Kurti, dr. Mimoza Priku : Martin Camaj, krijues dhe dijetar. Mė pas konferenca zhvilloi punimet e saj nė dy sesione nė atė tė gjuhės dhe nė atė tė letėrsisė me nga dy seanca .

Martin Camaj lindi nė Temal tė Dukagjinit mė 21 korrik 1925. Mori edukatė klasike nė Kolegjin Saverian tė Shkodrės, tė drejtuar nga etėrit jezuitė. Kur komunistėt e mbyllėn kolegjin, u arratis nė Jugosllavi, ku vijoi Universitetin e Beogradit. Studioi italianistikė, romanistikė, teori letėrsie, gjuhė klasike dhe sllavistikė. Nė verėn e vitit 1956 shkoi nė Romė, ku vijoi studimet, u doktorua, u lidh me botėn arbėreshe dhe, nėn kujdesin e Ernest Koliqit, u bė kryeredaktor i revistės "Shejzat" (1957-1975). Mė 1961 u transferua nė Mynih (Gjermani), ku u specializua pėrfundimisht nė gjuhėsinė shqipe, pa u shkėputur nga letėrsia. U emėrua profesor i gjuhės dhe i letėrsisė shqiptare nė Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithė jetėn, deri sa vdiq, mė 1992.Nga viti 1953 kur boton nė Prishtinė veprėn e parė tė tij, vėllimin me poezi Njė fyell ndėr male, vargu i veprave tė tij nuk ka tė ndaluar. Pėrveē disa vėllimeve me poezi si Legjenda, botuar nė Romė nė vitin 1964, Lirika mes dy moteve dhe Njeriu mė vete e me tjerė, botuar nė Mynih (1967-1978), Camaj ka botuar edhe romanet Djella (1964), Dranja (1981) Shkundullima (1981) dhe Karpa, (1987). Camaj ėshtė edhe njė ndėr albanologėt mė tė shquar. Ndėr studimet kryesore mund tė pėrmenden: Meshari i Gjon Buzukut, Romė 1960; Tekst mėsimor i gjuhės shqipe, Ėiesbaden 1969; E folmja shqipe nė provincėn e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984; si dhe antologjia Kėngė shqiptare, Düsseldorf 1974. Camaj vdiq, mė 12 mars tė vitit 1992, nė Lenggries tė Bavarisė. Fjalėt e fundit tė poetit ishin: Tė dashun miq e vėllazėn shqiptarė, intelektualė gėzohem pa masė se keni vendosė tė vlerėsoni veprėn time:ky vlerėsim na afron.Batė burrninė tė mė shtini nė rreshtin tuej.Ndonėse tė ndamė pėr njė gjysmė shekulli, unė jam i jueji e ju jeni tė mijt.
Ceremonia e diplomimit- Fakulteti Juridik
Konferencė shkencore me rastin e 85 vjetorit tė lindjes se shkrimtarit Martin Camaj
CEREMONIA E DORĖZIMIT TĖ DIPLOMAVE STUDENTĖVE MĖ TĖ MIRĖ
Bashkepunimi me Universitetin e Klagenfurtit-Austri: Vizita me rastin e 40 vjetorit te krijimit.
Letteratura adriatica. Le donne e la scrittura di viaggio
Konferencė ndėrkombėtare Letėrsia e Adriatikut-Gratė dhe shkrimet e udhėtimeve.
Sezoni i riprovimeve te vjeshtes
Bursa pėr studime pasuniversitare pėr demografi nė Egjipt, pėr periudhėn janar-dhjetor 2011
Njoftim per rregjistrim ne Shkollen Verore per EKOTURIZEM
Vend i lirė pune nė Zyrėn Tempus Tiranė
Njoftim ankandi per shitjen e mjetit autobus