Si behet regjistrimi online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013
Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?
Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?
Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?
A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?
Sa provime mund te jepen brenda nje dite?
A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?
A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?
Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?
Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?
Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?
Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?
Dicka me shume per kuotat e parealizuara?
Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?
A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?
A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?
Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?
Afati i fundit i aplikimit pėr bursė
Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?

Numri i tė drejtave tė studimit nė degėt e USH, pėr ēdo vit akademik, pėr tė dy sistemet, (me kohė tė plotė dhe me kohė tė pjesshme), propozohet nga Rektorati dhe miratohet nga Kėshilli i Ministrave. E drejta e studimit fitohet pasi studenti ka realizuar provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore. Matura Shtetėrore ėshtė konceptuar si njė alternim i provimeve tė detyruara dhe atyre me zgjedhje, ku provimet e detyruara pėrcaktojnė pėrfundimin e shkollės sė mesme dhe vlefshmėrinė e deftesės sė pjekurisė, ndėrsa provimet me zgjedhje bėhen sipas prirjeve individuale pėr studim nė shkollat e larta, vetėm pėr ata nxėnės qė synojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta. Komiteti i Maturės Shtetėrore, pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės ėshtė i ngarkuar tė drejtojė dhe organozojė provimet e maturės shtetėrore. Provimet e maturės shtetėrore zhvillohen vetėm me shkrim. Hartimi i programeve, tezave, administrimi i procesit dhe vlerėsimi bėhen nga institucionet qendrore: Komiteti i Maturės Shtetėrore (i ngritur pėr kėtė qėllim qė do tė drejtojė e realizojė nė nivel qendror zhvillimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore) dhe Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimit tė Provimeve (QKAVP).
Regjistrimi i kandidatėve bėhet pranė Shkollės ku ai/ajo vazhdon studimet (plotėsohet formulari A1 ) dhe Sekretarisė mėsimore pranė fakultetit ku ai/ajo dėshiron tė vazhdojė studimet. Pėr tu regjistruar kandidati nė fazėn e parė tė regjistrimit duhet tė plotėsojė e dorėzojė dokumentacionin e mėposhtėm :
Kandidati fitues ka tė drejtė tė ndjekė studimet nė vitin akademik pėr tė cilin ai/ajo ka realizuar provimet e Maturės Shtetėrore, por ai/ajo fiton statusin e studentit vetėm nėse regjistrohet si student nė Sekretarinė mėsimore tė fakultetit pėrkatės brenda afateve tė parashikuara. Nė kėtė fazė ai/ajo duhet tė sjellė pranė sekretarisė mėsimore kėto dokumente:
Pėr kandidatėt shqiptarė nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevės, dokumentėt e mėsipėrm duhet tė jenė tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe e tė noterizuara.
Pasi bėn regjistrimin, duke plotėsuar kartelėn e studentit, studenti pajiset nga Qendra e Shėrbimit Studentor me detyrim dhe kundrejt pagesės me Librezėn e notave.
Statusi i studentit pėrfundon me marrjen e diplomės ose me largimin e tij nga USH.
KUJTESĖ!
Frekuentimi
Parakushtet pėr hyrjen nė provim
Provimi i kursit
5. Kur provimi ėshtė vetėm me gojė :
6. Kur provimi zhvillohet me shkrim dhe me gojė :
7. Studenti paraqitet nė provim vetėm me librezėn e studentit.
8. Pas dhėnies sė tezės nė provimin me shkrim nuk lejohet futja nė provim e studentėve tė tjerė tė grupit apo tė kursit pėrkatės.
9. Nuk lejohet hyrja nė sallėn ku zhvillohet provimi i personave tė jashtėm, qofshin dhe anėtarė tė stafit akademik tė Universitetit, me pėrjashtim tė drejtorit tė departamentit, dekanit tė fakultetit, pėrfaqėsuesve tė Rektoratit dhe personave tė tjerė tė autorizuar me shkrim nga dekani ose Rektori pėr tė kryer kontroll.
10. Pas dhėnies sė rezultateve tė provimit, komisioni ėshtė i detyruar tė vėrė notėn nė librezėn e studentit.
11. Anėtarėt e komisionit tė provimit tė disiplinės mbikėqyrin zhvillimin korrekt tė tij. Nė qoftė se gjatė zhvillimit tė provimit, studentėt nė sallė ose persona tė jashtėm nuk lejojnė kryerjen me rregull tė tij, komisioni ka tė drejtė tė ndėrpresė provimin dhe tė kėrkojnė ndihmėn e tė gjitha instancave (deri tek organet e ruajtjes sė rendit publik) pėr rivendosjen e kushteve normale tė zhvillimit tė provimit. Pėr kėtė lajmėron menjėherė dekanin, i cili cakton njė datė tjetėr tė zhvillimit tė provimit. Nė kėtė rast provimi bėhet vetėm me shkrim. Studentėt qė deri nė atė ēast e kanė kryer provimin me gojė, nuk provohen mė.
12. Procesverbalet e pėrfundimit tė provimit dorėzohen tek SM.
13. Nuk lejohet pėrsėritja e njė provimi brenda sė njėjtės periudhė tė sezonit.
14. Nuk lejohet dhėnia e mė shumė se njė provimi nė tė njėjtėn ditė.
15. Studenti ka tė drejtė tė ankohet nė rast se janė shkelur rregullat proceduriale tė zhvillimit tė provimit. Ankesa bėhet me shkrim brenda ditės sė zhvillimit tė provimit, duke iu drejtuar dekanit tė fakultetit. Dekani vlerėson ankesėn dhe merr vendimin pėrkatės. Ky vendim ėshtė i formės sė prerė. Nė rast se vėrtetohen praktika qė bien ndesh me dispozitat e kėsaj "Rregulloreje", me propozimin e drejtorit tė departamentit, dekani vendos pėr ndryshimin e komisionit dhe pėr ridhėnien e provimit ose kolokiumit brenda ditės ose tė nesėrmen.
16. Studenti ka tė drejtė tė ankohet pėr vlerėsimin e tij tė pamerituar. Ankesa bėhet me shkrim brenda ditės sė shpalljes sė rezultateve, duke iu drejtuar drejtorit tė departamentit me njė ankesė me shkrim. Ai pėrcakton nėse ankesa e studentit ėshtė e drejtė apo jo dhe merr vendimin tė rivlerėsojė edhe njė herė testin dhe tė bėjė ballafaqim me studentin. Ky vendim ėshtė i formės sė prerė.
17. Studentėt qė nuk kanė mundur tė informohen nė kohė mbi rezultatet e provimit kanė tė drejtė tė informohen pranė SM.
Sezonet e zhvillimit tė provimeve tė kursit
1. Provimet dhe riprovimet zhvillohen nė 3 sezone:
a. sezoni i dimrit, nė pėrfundim tė semestrit tė parė, qė pėrbėhet nga dy periudha, periudha e parė e provimit dhe periudha e dytė e provimit. Nė periudhėn e parė tė provimit studentėt do tė provohen pėr disiplinat e semestrit tė parė dhe nė periudhėn e dytė tė provimit studentėt kanė tė drejtė tė riprovohen nė ato disiplina nė tė cilat kanė rezultuar mbetės nė sezonin e vjeshtės, por qė i takojnė semestrit tė dytė tė vitit paraardhės.
b. sezoni i verės, nė pėrfundim tė semestrit tė dytė, qė pėrbėhet nga dy periudha, periudha e parė e provimit dhe periudha e dytė e provimit. Nė periudhėn e parė tė provimit studentėt do tė provohen pėr disiplinat e semestrit tė dytė dhe nė periudhėn e dytė tė provimit studentėt kanė tė drejtė tė riprovohen nė ato disiplina nė tė cilat kanė rezultuar mbetės nė pėriudhėn e parė tė sezonin tė dimrit.
c. sezoni i vjeshtės, ku studentėt mund tė riprovohen nė ato disiplina nė tė cilat kanė rezultuar mbetės nė sezonet e dimrit dhe tė verės. Numri i provimeve qė mund tė shlyejnė studentėt nė sezonin e vjeshtės do tė jetė jo mė shumė se 6 (gjashtė) provime, qofshin kėto tė vitit apo tė mbartur.
2. Studenti ka tė drejtė tė pėrmirėsojė jo mė shumė se dy disiplina tė zhvilluara vetėm nė atė vit akademik. Pėr kėtė studenti duhet tė paraqesė njė kėrkesė me shkrim pranė dekanatit pėrkatės, duke pėrcaktuar saktė disiplinat pėr tė cilat dėshiron tė riprovohet pėr t'i pėrmirėsuar.
3. Pėr dhėnien e provimeve tė mbetura student stazhier si dhe student qė ka lėndė tė mbartur duhet tė regjistrohet pranė SM, duke paraqitur kėrkesė me shkrim deri nė 5 (pesė) ditė para zhvillimit tė provimeve.