ENGLISH

Fusha e Mesimit

Si behet regjistrimi online pėr fituesit nė universitete nė vitin akademik 2012-2013

Cilat jane procedurat e pranimit dhe tė regjistrimit nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" , si dhe pėr transferimet e studimeve pėr vitin akademik 2012 – 2013?

Cilat kategori studentesh paguajne me pak apo pėrjashtohen prej tarifės sė shkollimit?

Kur fillojne regjistrimet ne sistemin part-time per vitin akademik 2012- 2013? Cila eshte procedura e regjistrimit?

Si veprohet kur ke gabim gjeneralitetet ne diplome?

Dicka me shume mbi Studentėt e zgjedhur nė Kėshillat e Fakulteteve?

A kane lidhje pushimet e Ciklit parauniversitar me ate universitar?

Sa provime mund te jepen brenda nje dite?

A mund tėhiqen module nga provimet dhe si llogariten kreditet pėr to?

A kanė pėrfunduar regjistrimet pėr MASTER dhe kur fillojnė regjistrimet Part-Time 2011-2012 ?

Si bėhet likuidimi i njė lėnde tė mbartur?

Kur fillon mesimi per sistemin Part-Time?

Dallimi midis masterit Profesional dhe atij Shkencor?

Kur shperndahen diplomat e Punes Sociale?

Dicka me shume per kuotat e parealizuara?

Mbi Modulet?

Fusha Financiare

A mund te merren (kundrejt tarifes) auditoret e USH per organizimin e aktiviteteve te ndryshme? Sa eshte tarifa?

Cilat jane tarifat per degte e Part -Time?

A kanė tė drejtė burse studentėt e sistemit Part-Time?

A fitojne burse Studentėt qė janė nga qyteti i Shkodrės?

Ku duhen sjell dokumenat pėr bursė ?

Afati i fundit i aplikimit pėr bursė

Kur duhet te aplikoj per burse dhe cfare dokumentash me duhet te sjell?

Dy fjalė pėr Universitetin e Shkodrės “Luigj Gurakuqi”

        Mbi njė truall tė begatė e me tradita tė shquara e tė gjithanshme do tė lindte mė 2 shtator 1957 (me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 150, datė 18. 04. 1957) Instituti i Lartė Pedagogjik i Shkodrės (ILP), duke qenė e para shkollė e lartė nė vend pas asaj tė Tiranės, njė nga institucionet mė tė rėndėsishme tė vendit dhe qendra mė e madhe mėsimore, kėrkimore - shkencore dhe kulturore e Veriut tė Shqipėrisė.
USH ka kaluar nėpėr disa etapa zhvillimi
    •    Instituti Pedagogjik nė periudhėn 1957 - 1970 qe shkollė e lartė me afat studimi 2-vjeēar. Fillimisht pati dy degė: Gjuhė - Letėrsi - Histori dhe Matematikė - Fizikė. Nė vitin akademik 1962 - 1963 u hap edhe dega Biologji - Gjeografi, duke qenė kėshtu i vetmi institucion qė pėrgatiste kuadrin mėsues pėr arsimin 8 - vjeēar pėr gjithė Shqipėrinė. Gjatė kėsaj periudhe u diplomuan 4505 mėsues nė tė dy sistemet (me dhe pa shkėputje nga puna).
    •    Gjatė viteve 1970 - 1982 ai funksionoi si Institut i Lartė Pedagogjik me afat studimi 3-vjeēar. Pati katėr degė : Gjuhė - Letėrsi, Histori - Gjeografi, Matematikė - Fizikė dhe Biologji - Kimi. Nė vitin 1981 hapet dega e Ciklit tė Ulėt (qė pėrgatit mėsues pėr shkollėn fillore). Gjatė kėsaj periudhe u pėrgatitėn 3169 mėsues pėr tė dy sistemet.
    •    Pėr 9 vite me radhė, 1982 /1983 - 1990/1991 vijoi tė funksionojė si institut i lartė pėdagogjik me afat studimesh 4-vjeēar. Gjatė kėsaj periudhe pėrgatiten 1912 mėsues nė tė dy sistemet. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 124, datė 01. 04. 1989, ILP i Shkodrės merr emrin e atdhetarit dhe dijetarit tė shquar Luigj Gurakuqi.
    •    Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 124, datė 28. 05. 1991 Instituti i Lartė Pedagogjik ngrihet nė nivelin e universitetit (Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi"). Nga ky vit e deri sot, gjatė kėtyre pesėmbėdhjetė viteve jetė, ky Universitet njohu shndėrrime e zhvillime tė gjithanshme. Gjatė kėsaj periudhe u hapėn Fakulteti i Drejtėsisė (1992), Fakulteti Ekonomik me tri degė ("Administrim - Biznes" - 1994, "Financė - Kontabilitet" - 2000, "Marketing - Turizėm" - 2001), Fakulteti i Gjuhėve tė huaja me katėr degė ("Anglistikė" - 1994, "Gjermanistikė" - 1996, "Italianistikė" - 1998 dhe "Gjuhė Frėnge" - 2005). Hapen degėt : "Cikli Parashkollor" (1996), "Infermieri e pėrgjithshme" (2001), "Informatikė" (2002), "Psikologji" (2004) "Punė sociale" (2005) "Edukim fizik dhe sporte" (2006), "Gazetari dhe komunikim" (2006) , "Mami" (2007) dhe "Fizioterapi" (2007), duke shkuar numri i degėve nė 24. Gjatė kėtyre viteve janė diplomuar 7434 studentė.
    Gjatė viteve ILP ka pasur tė shtrira thuajse nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė qendrat e konsultimit dhe filialet e tij, duke luajtur kėshtu njė rol tė pazėvendėsueshėm nė konsolidimin e sistemit arsimor nė Shqipėri. ILP - Shkodėr ka pasur filialet e veta nė Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Berat, Durrės, Fier, Vlorė dhe qendrat e konsultimit nė Tiranė, Peshkopi dhe Sarandė. Mbi bazėn e kėtyre filialeve do tė hapen edhe Instituti Pedagogjik i Gjirokastrės dhe ai i Elbasanit.
     Pranė ILP - Shkodėr qė nga viti 1969 ka funksionuar filiali i Universitetit tė Tiranės. Nė kėtė filial janė diplomuar 585 studentė nė degėt : "Veterinari", "Ekonomik - Kontabėl", "Ekonomik - Plan", "Inxhinieri elektrike", "Inxhinieri mekanike" dhe "Inxhinieri ndėrtimi".
Nė jetėn e tij mbi 50 vjeēare Universiteti i Shkodrės "Luigj Gurakuqi" ka pėrgatitur 17 605 kuadro, tė cilėt shėrbejnė nė fusha tė ndryshme tė dijes e tė shkencės, si dhe nė organe qendrore drejtuese, duke dhėnė kėshtu njė kontribut tė vyer nė arsimin tonė kombėtar.
     
Perditesimi i fundit: 2010-01-29 05:50:42
Powered by WPP