Datat e aplikimit dhe të regjistrimit për studentët nga trojet, verbër, status të veçantë, aftësi të kufizuar, jetim, rom, egjiptian, tetraplegjikë, paraplegjikë. Viti akademik 2018 - 2019


Njoftohen kandidatët nga Republika e Kosovës, kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, të aplikojnë pranë  Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", nga datat 10-24 Gusht 2018, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga USH.

Kuotat e parashikuara për kandidatët me statusin e të verbrit, personave me aftësi të kufizuar, të paplotësuara janë të hapura për aplikim, për të gjithë kategorinë e kandidatëve, persona me aftësi të kufizuar.

Aplikimet  të dërgohen me postë pranë sekretarisë mësimore, ose   të depozitohen në zyrën e protokollit.

Për sqarime të mëtejshme, bashkangjitur gjeni udhezimin e MASR nr.26 datë 30.07.2018 “Për procedurat e aplikimit  dhe të regjistrimit për vitin akademik 2018-2019” për më tepër udhëzimi: