Njoftim për kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e ciklit të parë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2018


Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet  në një program të dytë studimi  apo të transferojnë  studimet në programet e ciklit të parë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik  2018-2019 kanë të drejtë të aplikojnë  pranë sekretarive mësimore përkatëse  nga data 3 shtator 2018 deri me datën 14 shtator 2018.

  1. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë  për 5 (pesë) programe studimi.
  2. Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi dhe transferim studimesh të plotësojnë kriterin e notës  mesatare të përcaktuar me vendimin nr.216 datë 20.04.2018 të KM dhe kriteret e përcaktuara   nga institucionet e  arsimit të lartë  para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi , për programet e studimit  për të cilët aplikojnë .
  3. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar si program i dytë apo transferim studimesh në programet e studimit  me karakter professional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikua në VKM.
  4. Fakultetet shpallin listat e kandidatëve që kanë aplikuar brenda datës 17 shtator 2018.
  5. Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen brenda datës 24 shtator 2018.
  6. Fakultetet publikojnë listat me renditjen e kandidatëve brenda datës 25 shtator 2017. Fituesi i fundit përcaktohet me vijë të kuqe. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Dekani i Fakultetit lidhur me ankimin shprehet me vendim me shkrim brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankimit.
  7. Fakultetet shpallin listat përfundimtare me renditjen e kandidatëve në faqen elektronike zyrtare të USH dhe në mjediset e tyre brenda dates 3tetor 2018.
  8. Regjistrimi i kandidatëve fitues kryhet pranë sekretarive përkatëse i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij , nga data 6 tetor 2018 deri me 12 tetor 2018.
  9. Kuotat e paplotësuara plotësohen  brenda datës 18 tetor 2018.
  10. Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë  për  transferim studimesh  dhe për program të dytë studimi duhet të dorëzojnë pranë sekretarive mësimore dokumentet e përcaktuara në Udhëzimin e MASR nr.26 datë 30.07.2018 “Për procedurat e aplikimit  dhe të regjistrimit për vitin akademik 2018-2019” për më tepër udhëzimi: