Njoftim për të gjithë aplikantët që duan të konkurrojnë në programin e studimit Pikturë - grafikë dhe Pedagogji – muzikore, pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, raundi II.


  1. Konkurset e pranimit në raundin e dytë në programet e studimit të ciklit të pare (Bachelor), viti akademik 2018-2019, në Pikturë – grafikë dhe Pedagogji muzikore do të zhvillohen më datë 25.09.2018.
  2. Të gjithë aplikantët që duan të konkurrojnë në raundin e dytë në programet e studimit në Pikturë – grafikë dhe Pedagogji muzikore, duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore më datë 24.09.2018 nga ora 0800 – 16.00
  3. Të gjithë aplikantët që duan të konkurrojnë në raundin e dytë në programet e studimit në Pikturë – grafikë dhe Pedagogji muzikore duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
  • 2 (dy) fotografi.
  • Mandat pagese e tarifës me vlerën prej 5 000 lekësh (posta shqiptare).