Shtëpia

Aktivitete

Dt. 30-31. 05. 2014. “Kërkimi dhe edukimi - sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2014, konferencë shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizuan më 30-31 maj 2014 konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2014. (Research and education – challenges towards the future).

Lexo

Dt. 27.05.2014. Diskutim i hapur me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për reformat në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Në sallën e konferencave të rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një takim i zgjeruar i përfaqësuesve të komisionit për reformat në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Në këtë veprimtari u hodh për diskutim raporti i parë që lidhet me këto reforma.

Lexo

Dt. 13. 05. 2014. Përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë diskutuan me studentët për projektin “Strategjitë e Rinisë 2014-2020”.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në rolin e autoritetit përgjegjës për rininë dhe në përmbushje të programit të Qeverisë Shqiptare, ka filluar punën për përgatitjen e Strategjisë së Rinisë 2014-2020.

Lexo

Dt. 02. 05. 2014. Mbrëmje muzikore në Bibliotekën Universitare.

Ambasada Austriake në Tiranë në bashkëpunim me Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Rogner Hotel Tirana organizuan mbrëmjen muzikore të “CAMERATA PÄTZOLD”.
Koncerti u zhvillua më 2 maj 2014, ora 18:00 në sallën “Walter Höflechner” të Bibliotekës Universitare.

Lexo

Faqet