Shtëpia

Dt. 06. 03. 2017. U organizua veprimtaria shkencore: “DITA E DOKTORANTIT”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Instituti i Studimeve Albanologjike organizuan më datë 6 mars 2017, ora 11:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj  Gurakuqi”, veprimtarinë shkencore  “DITA E DOKTORANTIT”.

Ky aktivitet ishte konceptuar si promovim i disa punimeve shkencore të studentëve të shkollës doktorale në fushën e gjuhësisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i USH-së, prof. dr. Adem Bekteshi, ndër të tjera theksoi rëndësinë që ka shkolla doktorale për një universitet, si cikël i tretë që kompleton studimet. Më tej rektori përgëzoi organizatorët për formatin e kësaj veprimtarie dhe për paraqitjen e mirë, që po i bëjnë punës shkencore të doktorantëve. 

Seancën  e drejtonin: Prof. dr. Mimoza Priku (dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore), prof. dr. Artan Haxhi (drejtor i Institutit të Studimeve Albanologjike), prof. as. dr. Rrezarta Draçini (përgjegjëse e Departamentit të Gjuhësisë).

Sipas programit kumtuan:

1.    Karmen Lazri : “Eufemizmat në gjuhën latine”

2.    Orjeta Dushi : “Struktura e frazës dhe funksionet e paskajores gege në prozën e At Zef Pllumit”

3.    Arjola Hoti : “Çështje të sistemit emëror në veprat e autorëve të shek XIX (Engjëll Radoja dhe Pashko Pabi)”

4.    Alma Golemi : “Roli i disa faktorëve jashtëgjuhësorë me vlerë sociolinguistike në prozën e Koliqit”

5.    Aimir Osmani : “Dukuri me karakter fonetik në dy veprat e Filip Ndocajt”

6.    Zeki Morina : “Emrat shpotitës në funksionin patronomik”

7.    Blerina Kraja : “Rreth formave të pashtjelluara në përmbledhjen “Visaret e Kombit”

8.    Alma Pervizi : “Probleme gjuhësore në gazetarinë dhe publicistikën e viteve 1930-1960”

9.    Albana Kaloshi “Disa funksione të paskajores gege në Ciklin e Kreshnikëve”

10.    Renata Smaçi : “Elemente dalluese dhe të përbashkëta në sistemin fonetik mes tri veprave “Kuvendi i Arbërit” (1706), “Gramatika e parë e shqipes në dorëshkrim e vitit 1710” dhe “Gramatika e Da Lecces” (1706)”