Shtëpia

Takim i hapur i Kryeministrit z. Edi Rama në Universitetin e Shkodrës

Diten e merkurë me datë 1 mars  Kryeministri z. Edi Rama zhvilloi një takim të hapur me studentët e pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Takimi u hap nga Rektori, Prof.dr. Adem Bekteshi i cili në fjalën e tij të hapjes i uroi mirëseardhjen z. Edi Rama dhe bëri një ekspoze të arritjeve të Universitetit dhe objektivave për të ardhmen.

Kryeministri z. Edi Rama filloi fjalën duke i premtuar rektorit  për mbështetjen e qeverisë për të kompletuar godinën e Fakultetit Ekonomik.  Të pranishëm ishte Ministrja e Arsimit  znj. Lindita Nikolli dhe  kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi z. Fatmir Xhafa.

Në fjalën e tij Kryeministri, theksoi nevojën e zhvillimit të arsimit professional si bazë, që rrit kapacitetet e vendit për t’u zhvilluar më shpejt dhe në mënyrë më të qëndrueshme ekonomikisht dhe për të rritur punësimin.   

Problemi tjetër që trajoi z. Rama ishte reforma në drejtësi se nuk mund të ketë asnjë reformë që garanton zhvillim ekonomik dhe social,nëse nuk ka një sistem drejtësie që garanton qëndrueshmëri të çdo kontrate midis qytetarit dhe shtetit duke filluar nga kontrata më elementare e më jetike, që është kontrata e pronës.

Reforma në drejtësi dhe vettingu, që është sot fjala më e përdorur në gjuhën shqipe këtu në Shqipëri, janë instrumente të pazëvendësueshme për të zhvilluar më tutje ekonominë dhe për të rritur punësimin e drejtpërdrejtë. Reforma nuk është për vitin e ardhshëm, as për 3 vitet e ardhshme, por është për një brez.  Jam i bindur që ata prokurorë dhe gjykatës që nuk kanë bërë krime dhe që do ta kalojnë vetting-un janë absolutisht në gjendje që të na japin në një kohë të shkurtër, shenjat e para të funksionimit të një sistemi të ri drejtësie, ku do kërkohen e do duhen vite për të bërë një sistem deri në fund solid.

Z. Edi Rama theksoi në fund që vetting-u nuk është një çështje politike, nuk është asnjë çështje partiake, nuk është një çështje interesash të pjesshme, por një çështje e një interesi të madh kombëtar e një populli të cilës i ka ardhur koha.

Fjala u mbyll me pyetje  e përgjigje nga studentë të pranishëm drejtuar z.  Rama, znj Nikolli dhe z. Xhafa