Shtëpia

F.A.Q

Për studentin i cili na ka thënë që ka gabim emrin e babait në diplomë, është e vërtetë që regjistrimi bëhet mbi bazën e çertifikatës së dërguar që në fillim. Është mirë të korrigjohet gabimi se me kalimin e kohës mund të ketë probleme dhe pasoja. Diploma mund të refuzohet brenda një muaji (nëse ka gabime). Ju lutemi kontaktoni me Sekretarinë Mësimore (SM) përkatëse për të marrë një zgjidhje të mëtejshme.

Regjistrimi Online për fituesit në universitete në vitin akademik 2012-2013 Lista paraprake e fituesve të Maturës Shtetërore 2012 do të shpallet në datë 18 Shtator 2012. Fituesit në universitete për herë të parë sivjet do të kenë mundësi të regjistrohen online në programin e studimit pranë universitetit përkatës. Kjo do të thotë se maturantët mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive mësimore të universiteteve. Gjithashtu për herë të parë këtë vit studentët kanë një mundësi më shumë se në vitet e kaluara. Një student fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, mund të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë studenti mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Në këtë mënyrë, studenti deklaron se dëshiron të qëndrojë në këtë preferencë dhe nuk vazhdon garën më tej. Manuali orientues përkatës që udhëzon studentin si të regjistrohet online do ta gjeni në faqet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Nëse edhe pas futjes të të dhënave personale të shfaqura në modulin e aplikimit, studeni nuk lejohet të vazhdojë aplikimin për shkak të pasaktësisë të tyre, ai duhet të provojë përsëri duke futur saktë të dhënat e tij personale që i kërkohen. Kur sistemi i gjen ato të sakta, studenti lejohet të vazhdojë regjistrimin. Në të kundërt, studentit i shfaqet mesazhi se duhet të shkojë pranë sekretarisë mësimore të universitetit për tu regjistruar. Studenti i regjistruar on-line, merr në adresën e vet të email-it, një username dhe password me të cilat ai mund të futet në system dhe gjen informacionin që u regjistrua. Mbas përfundimit të regjistrimit së kësaj faze, do të shpallet lista përfundimtare e fituesve sipas universiteteve dhe programeve të studimit. Kandidatët duke përdorur username dhe password-in e tyre të fazës paraprake, mund të shohin preferencën (universitetin dhe programin) në të cilën kanë fituar gjatë vazhdimit për një preferencë më të lartë. Në datë 8 Tetor 2012, kandidatët fitues fillojnë mësimet në universitet në programin ku ata kanë fituar. Gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin që studenti ka fituar, dorëzohen pranë sekretarisë mësimore dokumentet që kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së studimeve dhe kopjes së kartës së indentitetit.

1. Regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të zhvillohet në dy faza : A. Regjistrimi paraprak. B. Regjistrimi përfundimtar. A. Regjistrimi paraprak. 2. Kandidatët fitues të bëjnë regjistrimin paraprak të tyre në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve nga data 14 Shtator 2012 deri më datë 20 Shtator 2012, ora 08.00 deri në orën 1800. 3. Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinalë të mëposhtëm : a. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlerëshme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojnë Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme, (në qoftë se kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale / Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi Qëndror i Shtetit). b. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. c. 2 fotografi. d. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1. 600 lekë paguar nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. e. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, në të cilin kandidatët fitues nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. f. Sekretaria mësimore pajis kandidatin që bën regjistrimin paraprak me një fletë – regjistrimi paraprak, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë – regjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe sekretarja mësimore e fakultetit dhe i vulosur. g. Kandidatët kanë të drejtë, nëse dëshirojnë të mos vazhdojnë garën, të qëndrojnë të regjistruar në programin e fituar në fazën e parë, duke nënshkruar një deklaratë, sipas modelit në shtojcën 1 të këtij urdhëri. Pas nënshkrimit të deklaratës, sekretaria mësimore i pajis menjëherë kandidatët me një vërtetin të regjistrimit përfundimtar. Kopja e deklaratave dërgohet nga sekretaria mësimore në AKP së bashku me listën e regjistrimeve paraprake. 4. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, më datë 21 Shtator 2012 (ora 12.00) duhet të dorëzohen në Rektorat listat origjinale të përgatitura nga AKP, me regjistrimet paraprake të kryera, në formë të shkruar dhe elekronike, në dy kopje, sipas shtojcës nr. 3 të udhëzimit nr. 45, datë 19. 12. 2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e munrave të matrikullimit”, i ndryshuar, ndërsa më datë 22 Shtator 2012 duhet të dorëzohen në MASH dhe në AKP. 5. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë urdhër, për çfarëdo lloj arsyeje, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këto kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve. 6. Listat përfundimtare të shpallura nga AKP të afishohen brenda datës 25 Shtator 2012. B. Regjistrimi përfundimtar. 7. Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit paraprak, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore prej programi t të studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë, tërheqin dosjen individuale me dokumentet nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. 8. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 28 – 30 Shtator 2012 prej orës 0800 deri në orën 1800, të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve të shpallura nga AKP dhe të dëguara nëpërmjet MASH-it. 9. Veprimet e çregjistrimit paraprak dhe ato të regjistrimit përfundimtar të kandidatëve të rinj, të dokumentohen në regjistër të veçantë. 10. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të paraprak duhet të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar tek fakulteti ku janë shpallur fitues në listën paraprake si dhe të paraqiten në fakultetin e ri duke dorëzuar dokumentacionin dhe duke nënshkruar në regjistrin e veçantë të sekretarisë, në përputhje me procedurën e përcaktuar në këtë urdhër. 11. Sekretaria mësimore duhet ta pajisë kandidatin që bën regjistrimin me fletë – regjistrimi, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletë – regjistrimi duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe sekretarja mësimore e fakultetit dhe i vulosur. 12. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen. 13. Pas mbylljes së procesit të të gjitha regjistrimeve, studentët e regjistruar në regjistrin e veçantë të regjistrohen në regjistrin bazë të studentëve sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr 45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, i ndryshuar. 14. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovci dhe Medvegja, aplikojnë direkt pranë kryesekretares së Universitetit tonë, nga data 01-15 Shtator 2012, sipas kuotave të përcaktuara në pikën 4 të VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012, “Për kuotat e pranimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2012 – 2013”. 15. Administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, bëhet nga një komision ad-hoc i ngritur nga Rektori i Universitetit, mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme edhe në notat e lëndëve për të cilat fakultetet kanë vendosur koeficient më të lartë për pranimet në këtë vit akademik. Në rast se numri i kandidatëve që aplikojnë për t’u pranuar në një program të caktuar studimi, të cilët përmbushin kriteret e pranimit, është më i lartë se numri i kuotave të miratuara në VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012, fakultetet të përcaktojnë kritere të veçanta pranimi për të përzgjedhur më të mirët. 16. Listat e kandidatëve fitues nga Republika e Kosovës , si dhe e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, sipas programeve të ndryshme të studimit dërgohen në MASH dhe AKP, deri më datë 25 Shtator 2012 dhe publikohen nga komisioni ad-hoc në vende të dukshme pranë faklteteve përkatëse duke filluar nga data 26 Shtator 2012. 17. Komisioni duhet të sjellë në Rektorat deri më datë 20 Shtator 2012 listat e kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, nga Republika e Kosovës , si dhe të kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara me VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012. 18. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues, të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 27-30 Shtator 2012, duke paraqitur dokumentet përkatëse sipas pikës 3 të këtij urdhëri. Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shipe dhe të noterizuara në Republikën e Shqipërisë. Në përfundim të regjistrimeve të këtyre kandidatëve dërgohet lista e tyre në MASH. 19. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, dekanatet më datë 03 Tetor 2012 duhet të dorëzojnë në Rektorat listat origjinale të përgatitura nga AKP, me regjistrimet e kryera për çdo program studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, të plotësuara sipas shtojcës nr.3 të udhëzimit nr. 45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, i ndryshuar, për regjistrimin përfundimtar, në formë të shkruar dhe elekronike, në dy kopje, deri më datë 05 Tetor 2012. 20. Pas procesit të regjistrimit në programet e studimit të ciklit të parë, dekanatet të përpilojnë një raport të hollësishëm në lidhje me regjistrimet e studentëve në afatet dhe format e kërkuara sipas udhëzimit nr. 9, datë 25.10.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore”. 21. Dekanët e fakulteteve, në datën 10 Shtator 2012 të shpallin në mënyrë të qartë e në vende të dukshme, në mjediset e fakultetit përkatës : datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit dhe të çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nëvojshme për regjistrim si dhe njoftime që i gjykojnë të nevojshme për të siguruar një ecuri normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. Këto njoftime të bëhen publike në websitin e Universitetit tonë dhe në median e shkruar dhe atë elektronike.

Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013 - 2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe femijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe femijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, femijët romë, ballkano - egjiptianë, femijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, femijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifes vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet. Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013 - 2014, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve Shkodër, në të cilat tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifen vjetore të shkollimit. Studentët, që vijojnë një program të dytë studimi, i nënshtrohen tarifes vjetore të shkollimit të njëjtë me koston e plotë të studimeve. Kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2013-2014, dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë/ nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifes së shkollimit.

Bazuar në Udhëzimin Nr. 20, datë 12.09.2012 të MASH, regjistrimi i studentëve në sistemin me kohë të pjesëshme në USH do të kryhet nga data 17 Shtator 2012 deri në datë 10 tetor 2012 nga ora 8.00 deri në orën 16.00. Rregjistrimi do të bazohet në këto procedura: 1. 70% e kuotave do të përdoren për studentë që nuk kanë përfunduar asnjë degë studimi në shkolla të larta dhe 30% e kuotave do të përdoren për studentë që kanë përfunduar (kanë diplomë) të paktën në një degë studimi në arsimin e lartë. 2. Për tu rregjistruar studenti duhet të paraqitet personalisht me këto dokumenta: § Fotokopje të noterizuar në diplomës së maturës shtetrore dhe çertifikatë notash ose diplomë studimi jashtë shtetit e vlerësuar e barazvlefshme në Shqipëri. Në se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011 ai do të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së shkollës së mesme bashkë me vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje. § Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopja e tyre. Në dosje do të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të paraqitur. § 2 fotografi § Mandat arkëtimi i tarifës prej 1.600 lekë të paguar në Postën Shqiptare § Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme në Insitucionet e Arsimit të Lartë Publik. 3. Në se kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetore ose dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, ai duhet të paraqes dublikatë të saj të lëshuar nga shkolla ku ka studjuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse ose lista e notave e lëshuar nga Arkivi i shtetit. Kandidatët që kanë përfunduar studimet përpara vitit 2011 duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që janë kalues në provimet me zgjedhje. 4. Kandidatët që do të aplikojnë për ndonjë program të dytë studimi, përveç dokumentave të mësipërme (pika 2) do të dorëzojnë edhe diplomën e lëshuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë (ose fotokopje e noterizuar e saj), diplomë studimi të fituar jashtë vendit (ose fotokopje e noterizuar e saj) e vlerësuar e barazvlefshme në Shqipëri. Këta kandidatë nuk kanë nevojë të dorëzojnë vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve për provimet me zgjedhje. 5. Renditja e kandidatëve që kanë përfunduar një program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme në Insitucionet e Arsimit të Lartë Publik do të bëhet sipas notës mesatare të shkollës së mesme . 6. Kandidatët fitues do të rregjistrohen në periudhën 16 Tetor 2012 deri në 21 Tetor 2012 nga ora 8.00 deri në orën 16.00. 7. Rregjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet vetëm me diplomën e maturës shtetore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale (përjashtuar rastet e pikës 3).

1 Udhëzim Nr. 39, datë 14/08/2013 "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë si dhe për transferimin e studimeve për vitin akademik 2013-2014" 2 Udhëzim Nr. 47, datë 29/08/2013 "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2013-2014" 3 Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në Ciklin e Parë të Studimeve me Kohë të Plotë, dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për Vitin Akademik 2013-2014. Kliko tek linku http://unishk.edu.al/mat.php?idr=27&idm=1195&lang=1

Sipas, VKM Nr. 743, datë 05.09.2013 për "Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për ciklin e dytë të studimeve "Master Profesional", me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2013 – 2014" dhe sipas, udhëzimit Nr. 49, datë 06.09.2013 "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, "Master Profesional" dhe "Master Shkencor / Master i Arteve të Bukura" në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2013-2014.VKM dhe Udhëzimin mund ta shkarkoni në rubrikën njoftime. Kliko tek linku http://unishk.edu.al/mat.php?idr=27&idm=1197&lang=1