Shtëpia

Rreth nesh

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" del sot para jush me një fizionomi më të plotë, jo vetëm për të shpalosur vlerat e tij e për t'u prezantuar si një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë publik në Shqipëri, por edhe për të shprehur angazhimin e motivimin e tij në zbatim të detyrimeve si institucion i arsimit të lartë dhe për t'u shërbyer sa më mirë studentëve e të gjithë të interesuarve të tjerë.
Me rrënjët e tij në traditën e një qytetërimi të hershëm evropian, mbështetur në një traditë të shkëlqyer arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij (6 fakultete dhe 24 degë) Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nëpërmjet programeve të tij të studimit ofron mundësi të shkëlqyera për ndjekjen e studimeve të larta universitare.
Me bashkëpunimet e shumta ndëruniversitare, me miq dhe bashkëpunëtorë nga e gjithë bota sot ky universitet është i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo faqe interneti është hartuar për t'u ardhur në ndihmë kudo dhe kurdo të gjithë të interesuarve në lidhje me veprimtarinë mësimore, shkencore dhe botuese të këtij universiteti. Stafi realizues do të ketë parasysh të sjellë pranë jush një shërbim të denjë, transparent dhe të vlefshëm. Kam kënaqësinë t'ju ftoj të bëheni vizitorë të përhershëm të adresës sonë në internet.

Rektori

 

Kualifikimi i stafit të USH

Profesorë 14%
 
Profesorë i asociuar 18%
 
Mastër i nivelit të dytë 51%
 
 

Studentët

1072 studentët në cikël të dytë
 
3193 studentët me kohë të pjesshme
 
8986 studentët me kohë të plotë.