Shtëpia

Bashkepunimet

 Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ka siguruar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete të vendeve të huaja, me institucione, me fondacione dhe me shoqata e organizata të ndryshme. Në këtë kuadër, ai ka nënshkruar një seri marrëveshjesh, akordesh dhe protokolle bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. USH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me :
  • Universiteti i Varshavës, Poloni 27.06.2012.
  • Universiteti i Agorës, Romani 07.06.2011.
  • Universiteti i Bicocca, Itali 18.04.2011, 
  • Konferenca e Rektorëve të Universiteteve të Rajonit të Alpeve dhe Adriatikut (AARC), 14.05.2011,
  • Universiteti i Padovës, Itali 25.11.2010,
  • Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës 28.10.2010,
  • Aleanca e Universiteteve te Europes Qendrore- Lindore. 23.09.2010,
  • Libera Facolta di Scienze Turistiche, Itali 27.05.2010,
  • Metropolitan State college of Denver 03.05.2010,
  • Universitetin e Beogradit (Serbi) 19.03.2010,
  • Universitetin e Petrosanit (Romani) 11.06.2009,
  • Universitetin e Gaziantiep (Republika Turke) 08.05.2009,
  • Universiteti i Saint - Etienit (Francë) 21.10.2008,
  • Universitetin "Karl Franzens" të Gracit - 1993, marrëveshja ripërtërihet më 16 Qershor 2008,
  • Universitetin e Klagenfurtit (Austri) - 1998 - Kjo marrëveshje është rinovuar me 25.09.2009,
  • Sandhills Comunity College në Karolinën e Veriut (SHBA) - marrëveshja e nënshkruar më 25 maj 2008,
  • Universitetin e Firences (Itali) - 2002 , marrëveshja ripërtërihet më 7 nëntor 2007,
  • Universitetin Agder (Norvergji)- 2007,
  • Universitetin e Parmës (Itali) - 2007,
  • Universitetit të Sarajevës (Bosnje - Hercegovinë) - 2007,
  • Universitetin e Pizës (Itali) - 2006,
  • Universitetit të Peçit (Hungari) - 2006, 
  • Universitetin e Prishtinës (Kosovë) - 2005,
  • Universitetin e Podgoricës (Mali i Zi) - 2004,
  • Universitetin e Bolonjës (Itali) - 1994.

Bashkëpunim midis Universitetit të Shkodrës dhe Universiteteve apo institucioneve të huaja homologe mbështetet në disa drejtime, ku më kryesoret janë : mobilitet të stafit akademik për shkëmbim experience, dokumentacioni e literature (sidomos në kuadrin e implementimit të Procesit të Bolonjës), organizim të aktiviteteve të përbashkëta, mbështetje në kualifikimin e stafit akademik, hartim dhe zbatim të projekteve të përbashkëta, organizim të konferencave apo aktiviteteve të përbashkëta shkencore, mobilitet të studentëve etj. E një rëndësie po kaq të madhe është edhe pjesëmarrja e USH në projekte dypalëshe apo shumëpalëshe. Kështu Universiteti i Shkodrës gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë apo vazhdon të jetë pjesëmarrës në disa projekte, ku më kryesorët përmendim :       1. Projekti Erasmus Mundus External Cooperation me titull "BASILEUS" i cili është në vazhdim dhe ka mundësuar mobilitetin e stafit akademik dhe të shume studentëve. Ky projekt koordinohet nga Universiteti i Gent-it, Belgjikë. 2. SEE Doctoral Studies in Mathematical Sciences. Projekt Tempus. 
3. Projektin "Progetto Albania" (1995 - 2005). Ky projekt u drejtua dhe u financua nga Rajoni i Toskanës (Itali) me pjesëmarrjen e Universitetit të Firences, MURST, FORMEZ, INDIRE, UNOPS- PASSARP, MAE. Projekti synonte të shfrytëzonte bashkëpunimin ndëruniversitar si një model kompleks bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin lokal.
4. Projekti Tempus IB JEP - 17018 - 2002 "Public Administration and Management in Shkoder" (PAMS) i aprovuar dhe i financuar në 2002. Qëllimi ishte ndërtimi institucional (Institution Building) dhe kishte dy drejtime themelore : a. Aktivizimin e një kurrikule universitare brenda Fakultetit Juridik me qëllim formimin e docentëve dhe punonjësve apo drejtuesve të administratës publike. b. Krijimi i një Qendre trainimi (Training Center) për formimin dhe azhornimin e punonjësve apo drejtuesve të administratës publike. 
5. Projekti Tempus JEP - 15054 2000 "Modeli i gjyqtarit europian", që zgjati dy vjet 2000 - 2002 dhe kishte si qëllim trajnimin e gjyqtarëve. Në këtë kurs u trainuan 30 gjyqtarë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia.
6. Që në vitin 2004 Shkolla e Lartë Pedagogjike e Soloturn (Zvicër) është angazhuar në një projekt - partneritet me Universitetin e Shkodrës (Fakultetin e Shkencave të Edukimit, veçanërisht për degën e ciklit të ulët dhe atë të ciklit parashkollor). Projekti ka si synim shkëmbimin e përvojave reciproke mbi formimin arsimor, kryesisht në arsimin parashkollor e atë shkollor (fillor). E rëndësishme është se në këtë projekt janë angazhuar direkt edhe studentët. 
7. Konferenca e Rektorëve Gjermanë dhe Universiteti i Heilderbergut financuan projektin "Studimi i ekosistemit të Liqenit të Shkodrës". Ky projekt ka një natyrë të mirëfilltë shkecore në fushën e mjedisit dhe realizohet përmes bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Shkodrës, Universitetit të Gracit, Universitetit të Podgoricës dhe Universitetit të Heilderbergut (Gjermani). 
8. Universiteti i Shkodrës, pas aplikimeve të bëra në rrjetet CEEPUS, që në vitin 2005 e në vazhdim është anëtarësuar në dy rrjete : Fakulteti i Shkencave Shoqërore : - CII-RO-0014-02-0607 - Ro 130/ Borders and Borderlines in Cultural Anthropology in the university education. - CII-CZ-0029-02-0607 - Idea of Europe in European Culture, History and Politic. Fakulteti Ekonomik : - CII-At-0068-02-0607 - Amadeus Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe Fondacioni SOROS (me bursa dhe asistencë teknike e financiare), DAAD-i, programi TEMPUS, Fondacioni "Madonnina del Grappa" i Firences (për krijimin e Qendrës së Shtypshkrimit të Universitetit, hapjen e degës së Fizioterapisë e në shumë drejtime të tjera) etj.