Tel: +355 (224) 2235

Regjistrimet per sistemin me kohë të plotë e të pjesshme për vitin akademik 2013-2014 të fazës së dytë

Regjistrimet per sistemin me kohë të plotë për vitin akademik 2013-2014 të fazës së dytë bëhen pranë Sekretarive mësimore nga data 07-13 Tetor 2013 prej orës 08.00 deri 18.00. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentet plotësuese të mëposhtme:
1.Dokumentin e identifikimit (fotokopje)
2. Mandat arkëtimi 1.600
3. 2 fotografi
B.Regjistrimet në sistemin me kohë të plotë për ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master Shkencor” për vitin akademik 2013-2014 bëhen pranë sekretarive mësimore nga data 09.09.2013 deri datë 27.09.2013 nga ora 08.00 deri në orën 16.00, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dukumentacionin e mëposhtëm:
1. Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.
2. Dokument identifikimi
3. 2 fotografi
4. Mandate arkëtimi I tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë
5. Deklaratën ( në sekretarinë mësimore).
Regjistrimet e fituesave për Master Shkencor dhe Master Profesional zhvillohen nga data 07.10.2013 deri 11.10.2013 nga ora 08.00 deri në 16.00, ku kandidati duhet të paraqitet personalish dhe me dokumenta origjinal, si dhe tarife shkollimi 74.800 lekë ose gjysmen e tarifes, master Profesional si dhe tarifë shkollimi 123.302 për master shkencor,ose gjysmen e saj.
C. Aplikimet per regjistrimet në programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional” me kohë të pjesshme ( Finance-Banka, Administrim-biznes, Turizem dhe Psikologji shendeti). Bëhen nga data 23.09.2013 deri 07.10.2013, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
1. Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.
2. Dokument identifikimi
3. 2 fotografi
4. Mandate arkëtimi I tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë
5. Deklaraten ( në sekretarinë mësimore).
Regjistrimet e fituesëve bëhet nga data 21.10.2013 deri 28.10.2013 nga ora 08.00 deri në oren 16.00 me dokumeta origjinal, si dhe tarife shkollime 74.880 ose gjysmen e saj.
D. Aplikimet për regjistrim në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme zhvillohet nga data 18.09.2013 deri 16.10.2013 nga ora 8.00- 16.00, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
1. Fotokopje të noterizuar të diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikatës së notave.Kandidati që ka përfunduar shkollen e mesme përpara viti 2011, duhet të dorëzojë edhe vertetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje.
2. Dokument identifikimi
3. 2 fotografi
4. Mandate arkëtimi I tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë
5. Deklaraten ( në sekretarinë mësimore).
6. Nuk pranohen aplikime nga kandidatët të shpallur fitues me formularët A2 dhe A3, të regjistruar në listat përfundimtare.
Regjistrimet e fituesave bëhet nga data 21.10.2013 deri 24.10.2013 vetem me dokumenta origjinalë.