Shtëpia

ADMINISTRATORI

Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi" 
Tel/Fax :+355 (2224) 2235  e-mail : smesi@unishk.edu.al  

ADMINISTRATORI : Senida (Kruja) MESI

      Funksionet e Administratorit
 
Administratori i institucionit publik të arsimit të lartë është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të Institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për çështjet financiare dhe administrative sipas përcaktimeve të ligjit nr.85/2015 datë 22.07.2015. 

Në përmbushje të funksionit të tij, ai kryen detyrat e mëposhtme :

1.      Harton projek-buxhetin vjetor mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe në planin buxhetor afatmesëm të tij,

2.      Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ja paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre,

3.      Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit të arsimit të lartë në strukturat e varësisë së tij,

4.      Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe akademik,

5.      I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të institucionit të arsimit të lartë, në përfundim të vitit akademik,

6.      Bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet dhe autoritetet e tjera të institucionit të arsimit të lartë për çështje të administrimit të përditshëm,

7.      Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe njësive bazë pas miratimit të Bordit të Administrimit,

8.      Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare,

                     Kryen funksione të tjera në zbatim të Statutit dhe rregulloreve të tjera të institucionit.