Shtëpia

Kur fillojne regjistrimet ne sistemin part-time per vitin akademik 2012- 2013? Cila eshte procedura e regjistrimit?

Bazuar në Udhëzimin Nr. 20, datë 12.09.2012 të MASH, regjistrimi i studentëve në sistemin me kohë të pjesëshme në USH do të kryhet nga data 17 Shtator 2012 deri në datë 10 tetor 2012 nga ora 8.00 deri në orën 16.00. Rregjistrimi do të bazohet në këto procedura: 1. 70% e kuotave do të përdoren për studentë që nuk kanë përfunduar asnjë degë studimi në shkolla të larta dhe 30% e kuotave do të përdoren për studentë që kanë përfunduar (kanë diplomë) të paktën në një degë studimi në arsimin e lartë. 2. Për tu rregjistruar studenti duhet të paraqitet personalisht me këto dokumenta: § Fotokopje të noterizuar në diplomës së maturës shtetrore dhe çertifikatë notash ose diplomë studimi jashtë shtetit e vlerësuar e barazvlefshme në Shqipëri. Në se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011 ai do të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së shkollës së mesme bashkë me vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje. § Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopja e tyre. Në dosje do të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të paraqitur. § 2 fotografi § Mandat arkëtimi i tarifës prej 1.600 lekë të paguar në Postën Shqiptare § Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme në Insitucionet e Arsimit të Lartë Publik. 3. Në se kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetore ose dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, ai duhet të paraqes dublikatë të saj të lëshuar nga shkolla ku ka studjuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse ose lista e notave e lëshuar nga Arkivi i shtetit. Kandidatët që kanë përfunduar studimet përpara vitit 2011 duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që janë kalues në provimet me zgjedhje. 4. Kandidatët që do të aplikojnë për ndonjë program të dytë studimi, përveç dokumentave të mësipërme (pika 2) do të dorëzojnë edhe diplomën e lëshuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë (ose fotokopje e noterizuar e saj), diplomë studimi të fituar jashtë vendit (ose fotokopje e noterizuar e saj) e vlerësuar e barazvlefshme në Shqipëri. Këta kandidatë nuk kanë nevojë të dorëzojnë vërtetimin nga Agjensia Kombëtare e Provimeve për provimet me zgjedhje. 5. Renditja e kandidatëve që kanë përfunduar një program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesëshme në Insitucionet e Arsimit të Lartë Publik do të bëhet sipas notës mesatare të shkollës së mesme . 6. Kandidatët fitues do të rregjistrohen në periudhën 16 Tetor 2012 deri në 21 Tetor 2012 nga ora 8.00 deri në orën 16.00. 7. Rregjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet vetëm me diplomën e maturës shtetore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale (përjashtuar rastet e pikës 3).

Shqip