Shtëpia

Cilat kategori studentësh paguajnë më pak apo përjashtohen prej tarifës së shkollimit?

Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013 - 2014, si dhe studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe femijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe femijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, femijët romë, ballkano - egjiptianë, femijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, femijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifes vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet. Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013 - 2014, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve Shkodër, në të cilat tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifen vjetore të shkollimit. Studentët, që vijojnë një program të dytë studimi, i nënshtrohen tarifes vjetore të shkollimit të njëjtë me koston e plotë të studimeve. Kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2013-2014, dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë/ nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifes së shkollimit.

Shqip