Shtëpia

Cilat jane procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" , si dhe për transferimet e studimeve për vitin akademik 2012 – 2013?

1. Regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të zhvillohet në dy faza : A. Regjistrimi paraprak. B. Regjistrimi përfundimtar. A. Regjistrimi paraprak. 2. Kandidatët fitues të bëjnë regjistrimin paraprak të tyre në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve nga data 14 Shtator 2012 deri më datë 20 Shtator 2012, ora 08.00 deri në orën 1800. 3. Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinalë të mëposhtëm : a. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlerëshme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojnë Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme, (në qoftë se kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale / Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi Qëndror i Shtetit). b. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. c. 2 fotografi. d. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1. 600 lekë paguar nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. e. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, në të cilin kandidatët fitues nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. f. Sekretaria mësimore pajis kandidatin që bën regjistrimin paraprak me një fletë – regjistrimi paraprak, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë – regjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe sekretarja mësimore e fakultetit dhe i vulosur. g. Kandidatët kanë të drejtë, nëse dëshirojnë të mos vazhdojnë garën, të qëndrojnë të regjistruar në programin e fituar në fazën e parë, duke nënshkruar një deklaratë, sipas modelit në shtojcën 1 të këtij urdhëri. Pas nënshkrimit të deklaratës, sekretaria mësimore i pajis menjëherë kandidatët me një vërtetin të regjistrimit përfundimtar. Kopja e deklaratave dërgohet nga sekretaria mësimore në AKP së bashku me listën e regjistrimeve paraprake. 4. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, më datë 21 Shtator 2012 (ora 12.00) duhet të dorëzohen në Rektorat listat origjinale të përgatitura nga AKP, me regjistrimet paraprake të kryera, në formë të shkruar dhe elekronike, në dy kopje, sipas shtojcës nr. 3 të udhëzimit nr. 45, datë 19. 12. 2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e munrave të matrikullimit”, i ndryshuar, ndërsa më datë 22 Shtator 2012 duhet të dorëzohen në MASH dhe në AKP. 5. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë urdhër, për çfarëdo lloj arsyeje, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këto kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve. 6. Listat përfundimtare të shpallura nga AKP të afishohen brenda datës 25 Shtator 2012. B. Regjistrimi përfundimtar. 7. Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit paraprak, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore prej programi t të studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë, tërheqin dosjen individuale me dokumentet nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. 8. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 28 – 30 Shtator 2012 prej orës 0800 deri në orën 1800, të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve të shpallura nga AKP dhe të dëguara nëpërmjet MASH-it. 9. Veprimet e çregjistrimit paraprak dhe ato të regjistrimit përfundimtar të kandidatëve të rinj, të dokumentohen në regjistër të veçantë. 10. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të paraprak duhet të tërheqin dokumentacionin e dorëzuar tek fakulteti ku janë shpallur fitues në listën paraprake si dhe të paraqiten në fakultetin e ri duke dorëzuar dokumentacionin dhe duke nënshkruar në regjistrin e veçantë të sekretarisë, në përputhje me procedurën e përcaktuar në këtë urdhër. 11. Sekretaria mësimore duhet ta pajisë kandidatin që bën regjistrimin me fletë – regjistrimi, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletë – regjistrimi duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe sekretarja mësimore e fakultetit dhe i vulosur. 12. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen. 13. Pas mbylljes së procesit të të gjitha regjistrimeve, studentët e regjistruar në regjistrin e veçantë të regjistrohen në regjistrin bazë të studentëve sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr 45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, i ndryshuar. 14. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovci dhe Medvegja, aplikojnë direkt pranë kryesekretares së Universitetit tonë, nga data 01-15 Shtator 2012, sipas kuotave të përcaktuara në pikën 4 të VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012, “Për kuotat e pranimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2012 – 2013”. 15. Administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, bëhet nga një komision ad-hoc i ngritur nga Rektori i Universitetit, mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme edhe në notat e lëndëve për të cilat fakultetet kanë vendosur koeficient më të lartë për pranimet në këtë vit akademik. Në rast se numri i kandidatëve që aplikojnë për t’u pranuar në një program të caktuar studimi, të cilët përmbushin kriteret e pranimit, është më i lartë se numri i kuotave të miratuara në VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012, fakultetet të përcaktojnë kritere të veçanta pranimi për të përzgjedhur më të mirët. 16. Listat e kandidatëve fitues nga Republika e Kosovës , si dhe e kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, sipas programeve të ndryshme të studimit dërgohen në MASH dhe AKP, deri më datë 25 Shtator 2012 dhe publikohen nga komisioni ad-hoc në vende të dukshme pranë faklteteve përkatëse duke filluar nga data 26 Shtator 2012. 17. Komisioni duhet të sjellë në Rektorat deri më datë 20 Shtator 2012 listat e kandidatëve fitues, sipas programeve të ndryshme të studimit, nga Republika e Kosovës , si dhe të kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara me VKM nr. 420, datë 27. 06. 2012. 18. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues, të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 27-30 Shtator 2012, duke paraqitur dokumentet përkatëse sipas pikës 3 të këtij urdhëri. Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shipe dhe të noterizuara në Republikën e Shqipërisë. Në përfundim të regjistrimeve të këtyre kandidatëve dërgohet lista e tyre në MASH. 19. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, dekanatet më datë 03 Tetor 2012 duhet të dorëzojnë në Rektorat listat origjinale të përgatitura nga AKP, me regjistrimet e kryera për çdo program studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, të plotësuara sipas shtojcës nr.3 të udhëzimit nr. 45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, i ndryshuar, për regjistrimin përfundimtar, në formë të shkruar dhe elekronike, në dy kopje, deri më datë 05 Tetor 2012. 20. Pas procesit të regjistrimit në programet e studimit të ciklit të parë, dekanatet të përpilojnë një raport të hollësishëm në lidhje me regjistrimet e studentëve në afatet dhe format e kërkuara sipas udhëzimit nr. 9, datë 25.10.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore”. 21. Dekanët e fakulteteve, në datën 10 Shtator 2012 të shpallin në mënyrë të qartë e në vende të dukshme, në mjediset e fakultetit përkatës : datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit dhe të çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nëvojshme për regjistrim si dhe njoftime që i gjykojnë të nevojshme për të siguruar një ecuri normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. Këto njoftime të bëhen publike në websitin e Universitetit tonë dhe në median e shkruar dhe atë elektronike.

Shqip