Organizimi dhe funksionimi institucional i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillesat e tij që me hapjen e katedrës së gjuhëve të huaja pranë Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, që mbulonte mësimdhënien e gjuhës ruse dhe të asaj frënge. Me shndërrimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Universitet në vitin 1991, kësaj katedre iu shtua dega e Gjuhës Angleze në vitin 1994, tashmë në përbërje të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Po pranë kësaj katedre, më 1996,  hapet dega e Gjuhës Gjermane, bazuar mbi draft marrëveshjen mes Universitetit të Gracit dhe atij “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Në vitin 1998 filloi veprimtarinë e tij programi i studimit Gjuhë Italiane, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Italiane bazuar në marrëveshjen protokollare mes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme Italiane. Në këtë marrëveshje parashikohej prania e një lektori italian, i cili zhvillon aktivitetin e tij pranë Universitetit të Shkodrës.

Në vitin 2001 miratohet hapja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin  e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili një vit më pas kishte në përbërjen e tij dy departamente, atë të Gjuhëve të Huaja, me dy seksione, të Italianistikës dhe të Anglistikës, si dhe departamentin e Gjermanistikës. Në vitin 2007, pas ndarjes së departamentit të Gjuhëve të Huaja me urdhër ministerial, Fakulteti numëronte, përveç departamentit të Gjermanistikës edhe dy të tjera, atë të Gjuhës Angleze dhe të Romanistikës. Ky i fundit që nga viti akademik 2006-2007 ka dy programe studimi bachelor në përbërje të tij, atë të Gjuhës Italiane edhe Frënge.

Gjithashtu, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ofron edhe programet e studimit Master Profesional në Mësuesi, përkatësisht Master Profesional në gjuhën angleze,  në gjuhën italiane, në gjuhën gjermane dhe në gjuhën frënge.

Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Prof. as. dr. Alma Hafizi

Zëvendësdekane
dr. Lindita Kazazi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, përbëhet nga tri departamente:

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 24 pedagogë që përbëjnë stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta: 1 pedagog ka titullin Profesor  Doktor, 6 titullin Profesor i Asocuar  (Prof. as. dr.), 9 gradën shkencore Doktor dhe 8 kanë përfunduar studimet Master Shkencor.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja studiojnë afërsisht 1500 studentë.

 

Departamenti i Romanistikës

 

Programi i studimit Gjuhë Italiane:

Prof. as. dr. Eliana Laçej

2016 – Përgjegjëse e departamentit

1999 – Gramatikë e gjuhësi taliane

Prof. as. dr. Alma Hafizi

1999 – Letërsi italiane

Dr. Lindita Kazazi

2002 – Fonetikë e gjuhës italiane

Dr. Aterda Lika

2002 – Didaktikë e gjuhës italiane

Dr. Alva Dani

2009 – Teori letërsie

Dr. Karmen Lazri

2008 – Gjuhë dhe kulture latine

Msc. Ingrit Tirana

2016 – Teori dhe teknika përkthimi

Lektori italian 

2017 – Praktikë gjuhe

 

Programi i studimit Gjuhë Frënge:

Prof. as. dr. Dhurata Hoxha

1991 – Didaktikë e gjuhës frënge etj.             

Prof. as. dr. Angjelina Nenshati

1993 – Gramatikë e gjuhës frënge etj.

Dr. Drita Brahimi

2008 – Letërsi franceze etj.

 

Departamenti i Gjuhës Angleze:

 

Programi i studimit Gjuhë Angleze:

Dr. Albana Hadri

2016 - Përgjegjëse e departamentit

2001 – Morfologji e gjuhës angleze etj

Prof. dr. Rajmonda Këçira

1996 – Sintaksë e gjuhës angleze etj.

Prof. as. dr. Meri Guli

1993 – Hyrje në gjuhësi etj.

Dr. Arben Bushgjokaj

2000 – Letërsi amerikane etj.

Dr. Ilda Erkoçi

2010 – Përkthim etj.

Dr. Dalila Karakaçi

2015 – Didaktikë e letërsisë etj.

Msc. Nivis Deda

2005 – Teori komunikimi

 

Departamenti i Gjuhës Gjermane:

 

Programi i studimit Gjuhë Gjermane:

Prof. as. dr. Edlira Bushati                   

2008 – Përgjegjëse e departamentit

2001 – Hyrje në gjuhësi

Lek. Austriake/Mag.Erza Cermiani

2016 – Kulturë dhe histori e vendeve gjermanishtfolëse

Msc. Ilda Selmani      

2016 – Koncepte bazë të gjermanistikës

Msc. Irini Pirani

2015 – Hyrje në shkencën e letërsisë

Msc. Valjeta Gjylbegaj

2016 – Letërsi e re gjermane.

Msc. Klaudia Darragjati

2016 – Gjuha dhe letërsia e vjetër gjermane.