Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si njësi kryesore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nisi veprimtarinë e vet mësimore dhe shkencore, me themelimin e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 2 shtator 1957.

  • Ky fakultet njeh disa etapa në zhvillimin e tij:
  • në vitin 1957, hapen tri degë: Matematikë – Fizikë, Biologji – Kimi – Gjeografi dhe Biologji – Kimi;
  • në vitin 1991, ndahen si degë të veçanta: Matematika dhe dega e Fizikës;
  • në vitin 1991, fakulteti merr emrin që ka dhe sot, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Në vitet në vazhdim, këtij fakulteti i janë shtuar edhe degë të tjera, si:
  • në vitin 2000, dega e Infermierisë,
  • në vitin 2002, dega e Informatikës,
  • në vitin 2007, dega e Mamisë,
  • në vitin 2007, dega e Fizioterapisë.

Aktualisht, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ka në përbërje si njësi bazë katër departamente: Biologji -Kimi, Fizikë, Matematikë-Informatikë, atë të Infermierisë dhe Institutin e Ujërave Rajonale. Studentët diplomohen në studimet Bachelor në:

  • 7 specialitete sipas degëve Biologji-Kimi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Infermieri, Mami, Fizioterapi.
  • Master shkencor në “Biologji mjedisore”.
  • Master shkencor në “Mësuesi”
  • Master profesional në “Mësuesi” në disa specialitete.
  • Master Profesional “Psikologji shëndeti për studimet në Infermieri, Mami, Fizioterapi”.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës u ofron studentëve mundësinë të studiojnë dhe të punojnë me një staf akademik të përkushtuar dhe u ofron programe mësimore bashkëkohore me nivel të lartë shkencor, gjithmonë në ndryshim. Në auditoret tona gjatë studimeve, studentët ndjejnë energji pune dhe përkushtim të plotë nga stafi akademik i fakultetit.

Sot Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka 42 pedagogë, ku 4 mbajnë titullin “Profesor”, 7 “Profesor të asocuar”, 6 “Doktor”dhe 4 “Docent”.

Departamenti i Matematikë -- Departamenti i Fizikës -- Departamenti i Biologji - Kimisë -- Departamenti i Infermierisë

Buletini Informativ

Rregjistrohuni në buletinin informativ të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" që të merrni lajmërimet në E-Mail direkt.