“Agnes” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”.

Diten e enjte, më 11 prill 2024, te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u zhvillua një takim me një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore europiane, romancierin zviceran Peter Stamm.

Shkrimtari Peter Stamm dhe përkthyesja e tij Ana Kove lexuan pjesë nga librat “Agnes” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”.

Aktiviteti ishte një bashkëpunim i Botimeve ALEPH dhe Departamentit të Letërsisë dhe u moderua nga pedagogu Arben Prendi.