Alumni / Karriera

 

Duke nisur nga momenti që jeni kandidatë për studentë dhe gjatë gjithë jetës studentore, sektori është në mbështetjen tuaj:

  • me informacione, orientim dhe njohje të universitetit në tërësi;
  • gjatë gjithë kohës së studimeve tuaja duke ju promovuar tek punëdhënësit dhe duke simuluar takime me to;
  • për të krijuar kushte lehtësuese për zhvillimin e praktikave profesionale.
  • për përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit dhe mënyrën e sjelljes në një intervistë pune;
  •  për mundësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të vetes dhe zhvillimin e karrierës.

 

Këshillimi i Karrierës

Ka gjithmonë në qendër të vëmendjes orientimin, këshillimin, informimin dhe motivimin e studentëve, për edukimin e tyre personal dhe profesional, zhvillimin e karrierës dhe favorizimin për hyrjen në tregun e punës, duke promovuar identitetin dhe vlerat e USH-së si një institucion me orientim nga e ardhmja.

  • Orientim
  • Edukim
  • Këshillim
  • Përvojë
  • Motivim

 

Alumni në USH

Është një urë lidhëse dhe forcon bashkëpunimin e studentëve aktualë të Universitetit me ish studentët

Nxit shkëmbimin e përvojës dhe arritjeve nëpërmjet modeleve të suksesit

Mban dhe përdistëson të dhëna të Alumnit, pjesë e të cilës neser mund të jesh dhe ti.