ENS (Erasmus Network Students)

Grupi menaxherial i projektit ENS-AIR, (Engaging students for eNhancing internationalization practices in the Adriatic-Ionian-Region), Prof. Dr. Rajmonda Këçira dhe Dr. Aurora Dibra, morën pjesë në takimin e hapjes në Universitetin Politeknik të Marches, në Ancona.

Në takim u prezantuan për të gjithë partnerët paketat e punës, objektivat dhe rezultatet të cilat lidhen me rritjen e përfshirjes së studentëve në proçesin e ndërkombëtarizimit.

Objektivi kryesor i këtij projekti është ngritja e njësisë ENS (Erasmus Network Students) për Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe bashkëpunimi me të gjitha njësitë ENS në Universitetet partnere të Rajonit e Adriatikut dhe Jonit.