Media 2040 Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të projektit “Media 2040: Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor”, më 27 mars 2024, u organizua një panel diskutimi me temë “Sfidat e gazetarëve të rinj”.

Në panel ishin të pranishëm Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, si dhe tre ish-studentë të programit të studimit Gazetari-Komunikim: Bledar Marku, Esido Barkaj dhe Nereida Vitoja.

Projekti realizohet nga Departamenti i Letërsisë (seksioni Gazetari-Komunikim) i Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe pesë universitete të tjera publike të rajonit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Beograd përmes Fondit Holandez për Bashkëpunim Rajonal – programi MATRA.