30 VITE FAKULTET EKONOMIK - REPTIS 2023

Me rastin e 30 vjetorit të Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Shkodrës, u organizuan një sërë aktivitetesh nga data 6-10 nëntor.

Me datën 7 dhe 8 nëntor u zhvillua konferenca ndërkombëtare me titull “Reshaping Eco-Social Paradigm towards Innovation and Sustainability”.

Gjatë dy ditëve te këtij aktiviteti morën pjesë akademikë, profesionistë, kërkues shkencorë nga vende të ndryshme të botës. Me pjesëmarrës nga Letonia, Polonia, Rumania, Greqia, Filipinet, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Franca, Spanja dhe nga universitete publike e private shqiptare, konferenca bashkoi një komunitet ekspertësh ndërkombëtarë e vendas.

Një rëndësi e veçantë iu dedikua pjesëmarrjes si folës kryesorë, katër profesorëve të nderuar, Christopher Gilbert nga SAIS Europe John Hopkins University-Itali, Bill Templeton nga Lacy School of Business Butler University-USA, Mirjeta Beqiri nga Gonzaga University-USA dhe Bartlomiej Lisicki nga Katowice University, të cilët ndanë dijet dhe ekspertizën e tyre të pasur me audiencën. Fjalimet e tyre në këtë konferencë ishin nxitëse dhe frymëzuan diskutime të thella mes të pranishmëve.

Në konferëncë morën pjesë 121 autorë me 66 punime shkencore, duke mbuluar një gamë të gjerë tematikash e disiplinash si ndryshimet sociale-demografike, tregu i punës, mjedisi dhe energjia inovative, teknologjia e informacionit, globalizimi dhe zhvillimi social, zhvillimi ekonomik, turizmi dhe qëndrushmëria.

Gjatë konferencës, ka patur diskutime interaktive mes pjesëmarrësve të cilët thelluan dhe më tej tematikat specifike të prezantuara.

Sesionet e konferencës ofruan mundësi të vlefshme për rrjetëzimin, ndarjen e njohurive dhe ndërtimin e lidhjeve të reja brenda komunitetit akademik kombëtar e ndërkombëtar.

 

Grupi organizativ

  • Erjola Barbullushi
  • Ermira kalaj
  • Alba Berberi
  • Nevila Mehmetaj
  • Arjeta Anamali
  • Arian Gjura
  • Noel Radovani