Central European Exchange Program for University Studies

 

 

Shoqata Evropiane e Shkollave të Punës Sociale (European Association of School of Social Work - EASSW) mbledh së bashku mbi 300 shkolla, universitete dhe institucione të edukimit terciar duke mbështetur edukimin në punën sociale.

 

Kjo shoqatë evropiane e institucioneve të arsimit të punës sociale, mbështet punën sociale dhe edukatorët e punës sociale. Misioni i saj është të promovojë zhvillimin social dhe të zhvillojë arsimin, trajnimin dhe njohuritë me cilësi të lartë për praktikën e punës sociale, shërbimet sociale dhe politikat e mirëqenies sociale në Evropë.

 

Në përmbushjen e misionit të saj, EASSW u përmbahet të gjitha Deklaratave dhe Konventave të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, duke pranuar se respektimi i të drejtave të patjetërsueshme të individit është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes.

 

Anëtarët e EASSW janë të bashkuar në detyrimin e tyre për ndjekjen e vazhdueshme të drejtësisë sociale dhe zhvillimit social. Në kryerjen e misionit të saj EASSW nxit bashkëpunimin, kolegjialitetin dhe ndërvarësinë ndërmjet anëtarëve të saj dhe me të tjerët.