Communicative and Brain-Based Learning through Literature Pre-Service Teacher Training

Sot, më 1 mars 2024, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u bë përurimi i klasës READ në kuadër të projektit “Communicative and Brain-Based Learning through Literature: Pre-Service Teacher Training”, nga Programi READ.

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, mbajti fjalën përshëndetëse në të cilën përgëzoi dhe inkurajoi të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e këtij projekti. Në këtë takim përshëndetën edhe drejtoresha e ZVA Shkodër Brisela Truma Kadia, përfaqësuesi AADF-së Enrik Keco, si dhe Dekania e FGJH, Prof. As. Dr. Edlira Bushati.

Lektorja nga Diaspora, Dr. Adriana Fishta-Bejko, e cila do të angazhohet në mësimdhënien e përbashkët, bashkë me dy lektoret e Departamentit te Gjuhëve të Huaja, Dalila Karakaçi dhe Albana Hadri, përgëzoi studentet e Masterit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj” për bashkëpunimin dhe punën e palodhur.